Veterani i Polonisë pensionohet nga kombëtarja para ndeshjes me Shqipërinë

Futboll

Veterani i Polonisë pensionohet nga kombëtarja para ndeshjes me Shqipërinë

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 19:52
Veterani i Polonisë pensionohet nga kombëtarja para ndeshjes me Shqipërinë

Veterani i Polonisë pensionohet nga kombëtarja para ndeshjes me Shqipërinë!

Portieri 36-vjeçar Lukasz Fabianski i dha lamtumirën përfaqësueses së Polonisë mes lotësh e duartrokitjesh në ndeshjen e djeshme ndaj San Marinos, ku polakët ia dolën të fitojnë me rezultatin e thellë 5-0.

Gardiani kishte njoftuar tërheqjen nga kombëtarja që në verën e kaluar, megjithatë ndaj San Marinos u grumbullua për herë të fundit dhe u aktivizua si titullar, duke qëndruar në fushë për 57 minuta, aq sa edhe numri i ndeshjeve të tij me përfaqësuesen polake.

Më pas erdhi zëvendësimi me Majeckin, teksa duartrokitjet dhe përqafimet me shokët e skuadrës, përlotën jo pak gardianin 36-vjeçar, i cili tani do t’i përkushtohet karrierës në klube dhe nuk do të udhëtojë me Poloninë as për ndeshjen ndaj Shqipërisë të martën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat