Renova po tregon super rezultate në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut

Futboll

Renova po tregon super rezultate në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut

Nga: K.Goca Më: 17 tetor 2021 Në ora: 14:52
Renova po tregon super rezultate në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut

Renova nga Xhepçishti i Tetovës,  po tregon rezultate të shkëlqyeshme në pjesën vjeshtore të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Nëse në qershorin e këtij vitit shpëtuan në barazh prej largimit nga liga, tani Renova është në vend të dytë pas javës së 10 -të me 21 pikë, vetëm dy më pak se lideri Shkupi.

Dhjetë ndeshje, gjashtë fitore, tre barazime dhe një humbje, me goldallin 18:8. 

Shkëlqen me 8 gola futbollisti Remzifaik Selmani, i cili është i dyti në listën e golashënuesve. 

Në fakt, i gjithë ekipi shkëlqen, i udhëhequr nga trajneri Qatip Osmani.

Është interesante, ky është fillimi i dytë më i mirë në një sezon të Renovës në historinë e klubit, nëse marrim parasysh vetëm dhjetë javët e para në çdo sezon, nga 2005/06.

Ndërsa gjërat qysh qëndrojnë tani për tani, vetëm Renova dhe mund t’i "ndërlikojë" llogaritë e Shkupit, favoritit për titullin këtë sezon.

Pikërisht këto dy skuadra do të luajnë njëra me tjetrën fundjavën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat