​Superliga/Prishtina kërkon fitore ndaj Malishevës, Drita e viziton Feronikelin

Futboll

​Superliga/Prishtina kërkon fitore ndaj Malishevës, Drita e viziton Feronikelin

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 10-të ku do të zhvillohen tri ndeshje shumë interesante.

Drita e viziton Feronikelin me fillim nga ora 13:00. Këto dy skuadra kanë vetëm tri pikë diferencë në të mirë të skuadrës nga Gjilani.

Sfida tjetër interesante është ajo ndërmjet Ulpianës dhe Llapit, dy skuadra këto të cilat e mbyllin renditjen tabelare me nga nëntë, përkatësisht shtatë pikë. Edhe kjo ndeshje starton nga ora 13:00.

Ndërsa kampioni aktual i Kosovës Prishtina e pret Malishevën në “Fadil Vokrri” po ashtu nga ora 13:00. Prishtina renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë, kurse Malisheva një pozitë më lartë me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat