Salah: Nuk arrij ta imagjinoj të luaj kurrë kundër Liverpool-it.

Futboll

Salah: Nuk arrij ta imagjinoj të luaj kurrë kundër Liverpool-it.

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 14:33
Salah: Nuk arrij ta imagjinoj të luaj kurrë kundër Liverpool-it.

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, ka thënë se do të donte ta mbyllte karrierën te klubi i tij aktual, por ka shpjeguar se nuk varet vetëm nga ai.

“Nëse do të varej nga unë, do të më pëlqente të qëndroja te Liverpool deri në ditën e fundit të karrierës. Varet nga çfarë do klubi, jo vetëm nga unë”, ka thënë egjiptiani.

“Për momentin, nuk arrij ta imagjinoj të luaj kurrë kundër Liverpool-it. Do ta kisha të vështirë të luaja kundër tyre”, ka thënë Salah për Sky Sports.

Kontrata e 29-vjeçari me Liverpool skadon në verën e vitit 2023. Salah luan nga 2017-ta me skuadrën e Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat