Luis Suarez shmang humbjen e Atleticos! Sociedad lider e Januzaj një minutë lojë

Futboll

Luis Suarez shmang humbjen e Atleticos! Sociedad lider e Januzaj një minutë lojë

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2021 Në ora: 22:56
Luis Suarez shmang humbjen e Atleticos! Sociedad lider e Januzaj një minutë lojë

Futbollisti Luis Suarez shmang humbjen e Atleticos në stadiumin “Wanda Metropolitano" në Madrid.

Atletico barazon me rezultat 2:2 me Sociedadin, në takimin e javës së 10-të të Kampionatit të Spanjës.

Sociedad avancoi me rezultat 0:2 me golat e Sorloth (7') e Isak (48').

Në pjesën e dytë, sulmuesi nga Uruguai, Suarez, realizoi dy herë (61' e 77'-nga penalltia), duke shpëtuar nga humbja ekipin nga Madridi.  

Adnan Januzaj u paraqit ë minutën e 89-të për Sociedadin. 

Pas javës së dhjetë në kampionatin spanjoll, Sociedad kryeson me 21 pikë, duke lënë pas vetes Realin 20 pikë, Sevillën 20, Atletico Madridin me 18 pikë, Betisin 18, Osasunën 18 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat