Manchester Unitedi përpilon një listë me 4 zëvendësuesit e mundshëm të Solskjaerit

Futboll

Manchester Unitedi përpilon një listë me 4 zëvendësuesit e mundshëm të Solskjaerit

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 09:20
Manchester Unitedi përpilon një listë me 4 zëvendësuesit e mundshëm të Solskjaerit

Manchester Unitedi e ka përpiluar një listë të ngushtë me katër zëvendësues të mundshëm për Ole Gunnar Solskjaer, sipas mediave britanike.

Drejtuesit e Unitedit po e mendojnë shkarkimin e Solskjaerit pas humbjes turpëruese të klubit prej 5:0 kundër Liverpoolit të dielën pasdite në Old Trafford.

Kjo ishte ndeshja e katërt radhazi pa fitore dhe humbja e tretë në përgjithësi në Premierligë për djajtë e kuq.

Si pasojë, Unitedi ka rënë në vendin e shtatë në tabelë më vetëm 14 pikë, tetë më pak se lideri Chelsea.

Solskjaer ka këmbëngulur se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje as pas asaj disfate, por besohet se Unitedi po e mendon seriozisht shkarkimin e tij tani.

Antonio Conte shihet si favorit për ta pasuar norvegjezin në karrigen e ngrohtë të Unitedit.

Pjesë e listës së ngushtë të zëvendësuesve të mundshëm të Solskjaer janë edhe Zinedine Zidane, Erik Ten Hag dhe Brendan Rodgers.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat