Prishtina fiton me mund të madh, +6 pikë larg kreut 

Futboll

Prishtina fiton me mund të madh, +6 pikë larg kreut 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2021 Në ora: 15:33
Besnik Krasniqi

Besnik Krasniqi është trim i fitores së mundimshme të Prishtinës,  me rezultat 1:0 ndaj Drenicës nga Skenderaj, në kuadër të javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Në minutën e 83-të, Leonit Abazi për bukurin asiston deri të Krasniqi i cili me goditje të fortë shënon për 1:0.

Në minutën e 90+7 tërthorësja ia mohoi golin e radhës Prishtinës. 

Prishtina fiton tre pikë duke iu afruar kreut të tabelës.

Kampioni në fuqi renditet në vend të pestë me 16 pikë, ka 6 me pak se Drita lidere dhe Drenica është në pozitën e katërt me 20 sosh.

BKT Superliga e Kosovës
Ulpiana – Ballkani  2:1
Prishtina - Drenica 1:0
Drita - Malisheva 1:0
Dukagjini - Gjilani 1:1
Feronikeli - Llapi 0:2 

Tabela 
1. Drita    12    6    4    2    13:7    22
2. Ballkani    5    6    1    15:9    21    
3. Gjilani    12    5    6    1    15:10    21
4. Drenica    12    6    2    4    17:12    20
5. Prishtina    12    4    4    4    14:12    16
6. Llapi    12    4    3    5    15:15    15
7. Ulpiana    12    3    4    5    13:21    13    
8. Malisheva    12    3    3    6    11:12    12
9. Dukagjini    12    2    5    5    9:12    11
10. Feronikeli    12    3    1    8    5:17    10
Në javën e ardhshme takohen: Dukagjini - Feronikeli, Ballkani - Drita, Malisheva -Llapi, Gjilani - Prishtina dhe Drenica - Ulpiana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat