Xherdan Shaqiri asiston, Lyoni nuk ndalet në Europa League 

Futboll

Xherdan Shaqiri asiston, Lyoni nuk ndalet në Europa League 

Nga: K.Goca Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 20:36
Xherdan Shaqiri asiston, Lyoni nuk ndalet në Europa League 

Lyoni nuk ka të ndalur në Grupin A të Europa League. Lyoni ka shënuar fitoren e katërt rresht, duke siguruar kualifikimin në të 8-tën e finales.

Lyoni e mposht me 3:0 Spartën nga Praga.

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka treguar lojë të mirë. 

Ai asistoi nga mesi i fushës në minutën e 61-të, ndërsa Slimani me mjeshtri realizoi për 1:0. 

Pas katër minutave (65’) sërish Slimani shënon për 2:0.

Ekambi vulos fitoren me 3:0 në minutën e 90-të.

Shaqiri u paraqit tërë takimin.

Lyon është në krye të Grupit me 4 pikë pas 4 xhirove, duke lënë pas Sparta Pragën me 4, Rangers 4 dhe Brondyn me 2 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat