Selektori i Anglisë ka disa fjalë për Shqipërinë

Futboll

Selektori i Anglisë ka disa fjalë për Shqipërinë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 00:02
Selektori i Anglisë ka disa fjalë për Shqipërinë

 

Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt nuk i kurseu superlativat për ekipin e tij pas fitores së thellë me Shqipërinë duke e cilësuar si një “ndreqje” për lojën jo të mirë të luajtur me Hungarinë pak javë më parë.

“Pjesa e parë ishte fantastike, luajtëm mirë për një kohë të gjatë.

Është gjithmonë e vështirë ta mbash rezultatin, kur je kaq shumë përpara, me kaq shumë adrenalinë para fundit të pjesës së parë. Ne u treguam profesionistë në pjesën e dytë, por fatkeqësisht nuk shënuam më shumë gola për tifozët.

Ne jemi më të mirë kur jemi në avantazh. Nuk bëmë atë që duhej kundër Hungarisë dhe donim ta rregullonim çfarë ndodhi në atë ndeshje. Kishim një ndeshje sonte për të na vënë në pragun e kualifikimit për në Kupën e Botës.

Kejn? Dha një paraqitje të shkëlqyeshme prej sulmuesi të vërtetë mbrëmjen e sotme. Garoi, mbajti topin lart, luajti mirë me shokët e skuadrës dhe natyrisht, përfundimi ishte i jashtëzakonshëm. Loja e tij e gjithanshme ishte e shkëlqyer.

Rinovimi? Do të ishte gabim që vëmendja ime të ishte diku tjetër përveç kualifikimit. Fokusi im është vetëm në realizimin e këtij objektivi, gjithçka tjetër mund të presë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat