Trajneri i Bullgarisë: Rrini të qetë, duam të dalim të tretët

Futboll

Trajneri i Bullgarisë: Rrini të qetë, duam të dalim të tretët

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 12:32
Trajneri i Bullgarisë: Rrini të qetë, duam të dalim të tretët

Italia duhet  të fitojë kundër Irlandës së Veriut për të sigurua rnjë vend në Botëror dhe të shpresojë te Bullgaria.

Nga të gjitha kombinimet e mundshme, për italianët është e domosdoshme të mundin irlandezët, por njëkohësisht të shpresojnë që Zvicra të mos e përmirësojë diferencën e golave me një goleadë kombëtaren bullgare.

Jasen Petrov, trajneri i Bullgarisë, ka dashur të sigurojë italianët me deklaratat e bëra për Gazzetta dello Sport:

“Rrini të qetë, duam të dalim të tretët. për ta bërë, duhet të fitojmë, na duhen pikë dhe besim”.

– Zvicra ju ka mundur 3-1 në shtëpi në ndeshjen e paerë.

“Është e vërtetë, por ka kaluar shumë kohë dhe unë kisha vetëm tri ditë që kisha marrë drejtimin e kombëtares. Jemi mirë, në gjashtë ndeshjet e fundit kemi humbur vetëm me Lituaninë”.

– Çfarë na thoni për Italinë?

“Më pëlqen, si kombëtare dhe si vend. Kur kam mundësi, shkoj atje me pushime, por nuk është kjo arsyeja pse do të japim gjithçka kundër Zvicrës. Mancini? Një person i bukur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat