Ish-lojtari i Shqipërisë “kritikon” kuqezinjtë

Futboll

Ish-lojtari i Shqipërisë “kritikon” kuqezinjtë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 11:57
Ish-lojtari i Shqipërisë “kritikon” kuqezinjtë

Ish-futbollisti i Kombëtares, Sokol Kushta ka kritikuar Shqipërinë për euforinë e tepruar teksa me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se 12 pikët e marra i kanë marrë ndaj dy ekipeve që ngjasojnë si lagja e Astirit:

“Dje në darkë, kur u mbyll ndeshja e fundit pash optimizëm dhe gëzim. U hap shampanja në kampin kuqezi. Fillova të dëgjoja dhe lexoja komente pa fund, dhe thash me vete se këta ose nuk dinë fare nga futbolli ose janë hipokrit të mëdhenj.

Diskutojnë për rekord historik të pikëve të marra, por harrojnë që 12 pikë i kanë marrë ndaj dy ekipeve që janë sa Astiri si lagje dhe 6 pikë ndaj Hungarisë në saj të Brojës. Asnjë nuk diskutoi për problemet dhe mënyrën e lojës.

Kombëtarja nuk është ekipi i lagjes, por është një ekip që përmbledh 12 milionë shqiptar kudo që janë.”, shkroi Sokol Kushta, ku ka marrë dhe një kompliment gjithashtu edhe nga një ish-lojtar i Partizanit, Edmond Dosti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat