Derbi i madh anglez: Liverpool – Arsenal, ja formacionet e mundshme

Futboll

Derbi i madh anglez: Liverpool – Arsenal, ja formacionet e mundshme

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Sonte luhet një ndeshje tejet interesante në Premier Ligë.

Liverpooli e pret në shtëpi Arsenalin në sfidën që luhet sonte nga ora 18:30.

Liverpool momentalisht ndodhet në vendin e katërt me 22 pikë, ndërsa Arsenali është i pesti me 20 pikë.

Këto dy ekipe në histori janë përballur 232 herë mes vete, ku Liverpool ka 91 fitore, Arsenali ka 81 ndërsa 61 duele kanë përfunduar baras.

Momentalisht Arsenali është në formë më të mirë këtë edicion pasi kanë tetë ndeshje pa humbje dhe sonte do të mundohen të vazhdojnë ecurinë pozitive.

Këto janë formacionet e mundshme të dyja ekipeve për përballjen e sontme:

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Oxlade-Chamberlain, Fabinho, Thiago; Salah, Jota, Mane

Arsenal: Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Saka, Thomas, Lokonga, Smith Rowe; Lacazette; Aubameyang

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat