Bardhi: Besoj se do të kualifikohemi në Kampionatin Botëror

Futboll

Bardhi: Besoj se do të kualifikohemi në Kampionatin Botëror

Nga: K.Goca Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 15:48
Bardhi: Besoj se do të kualifikohemi në Kampionatin Botëror

Si kapiten i përfaqësues së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, shënoi  “het-trik” në ndeshjen ndaj Armenisë, ku Maqedonia e Veriut zhvilloi një nga ndeshjet më të mira në histori. Maqedonia e Veriut e mposhti me rezultat 5:0 Armeninë vendase. 

Në një bisedë për media maqedone “Ekipa.mk”, Bardhi tregon se si është të mbash shiritin e kapitenit të përfaqësueses.

“Shiriti i kapitenit më dha shumë motivim dhe jam krenar, veçanërisht kur mendoj se cilët lojtarë e kanë mbajtur atë në të kaluarën. Vetëm Gorani (Pandev) ishte kapiteni im dhe e di sa kontribuoi në këtë përzgjedhje.

Edhe unë dua të kontribuoj dhe tani Stefan Ristovski e ndjen të njëjtën gjë.

Por në fund them se të gjithë jemi kapitenë dhe të gjithë jemi përgjegjës për atë që duhet t'i japim kombëtares”, tha mes të tjera Bardhi.

Maqedonia e Veriut përmes play-off-it kërkon një biletë për në Kampionatin Botëror. 

“Do të doja një kundërshtar në play-off që nuk është ndër 10 skuadrat më të mira në renditjen e FIFA-s. Por, kushdo që të na bjerë, ne do të luajmë, do të përpiqemi të arrijmë ëndrrën tonë. Në futboll nuk i dihet kurrë, secili mund të mundë secilin”, tha mes të tjera ai. “Besoj se Maqedonia mund të arrijë në Botëror”, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat