Ultrasit polakë të papërmbajtshëm, 12 policë të lënduar

Futboll

Ultrasit polakë të papërmbajtshëm, 12 policë të lënduar

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 16:02
Ultrasit polakë të papërmbajtshëm, 12 policë të lënduar

Mbrëmjen e djeshme, Legia Varshava luantë në Angli teksa përballë kishte Leicester.

Skuadra polake nuk ia doli të merrte një rezultat pozitiv, duke dalë e mposhtur nga King Power Stadium me rezultatin 3:1.

Megjithatë, fansat polakë ia dolën të bëheshin protagonistë në tribuna teksa në një moment të sfidës nisën një pyro shoë me flakadanë dhe menjëherë pas kësaj startoi lufta me policinë.

Si rezultat i kësaj 12 oficerë policie u plagosën, ndërsa shtatë nga ultrasit polakë përfunduan të arrestuar. Kjo nuk është hera e parë që huliganët polakë bëhen protagonist me flakadanë apo edhe me sherret e tyre teksa gjithnjë kërkojnë të tregojnë supremacinë e tyre në ndeshjet në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat