Çështja e rinovimeve në shtëpinë e Milan shkakton gjithnjë zhurmë

Futboll

Çështja e rinovimeve në shtëpinë e Milan shkakton gjithnjë zhurmë

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 15:42
Çështja e rinovimeve në shtëpinë e Milan shkakton gjithnjë zhurmë

Çështja e rinovimeve në shtëpinë e Milan shkakton gjithnjë zhurmë duke qenë se lojtarët dhe klubi nuk e gjejnë lehtësisht dakordësinë. Për të provuar këtë mjafton shembulli i Gianluigi Donnarumës dhe Hakan Calhanoglu, të cilët pas shumë negociatave u larguan nga kuqezinjtë me parametër zero.

Ndërkohë, drejt kësaj rruge po shkon edhe mesfushori Franck Kessie.

Megjithatë, drejtuesit e Milan po marrin masat që diçka e tillë të mos ndodhë me Theo Hernandez. Anësori i djathtë është një nga më të mirët në organikën e Milanit dhe kuqezinjtë duke parë nivelin e tij janë të detyruar t’i ofrojnë një rritje të pagës.

Ndaj, oferta në tavolinë për francezin është 4 milionë euro deri në vitin 2026.

Në fakt, pretendimet e Theo shkojnë deri në 5 milionë euro, por duket se ka optimizëm pasi kuqezinjtë vlerësojnë dëshirën e lojtarit për të qëndruar dhe mund ta rrisin edhe pak më shumë ofertën nëpërmjet bonuseve të ndryshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat