Sulmohet autobusi me sportiste, njëra dhunohet se*sualisht

Futboll

Sulmohet autobusi me sportiste, njëra dhunohet se*sualisht

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 13:58
Sulmohet autobusi me sportiste, njëra dhunohet se*sualisht  

Skena si në filmat horror për futbollistet e ekipit nga Brazili, Abelhas Rainhas.

Mediat braziliane raportojnë se pas ndeshjes me Fluminensen është grabitur autobus që transportonte futbollistet, dhe një nga lojtarët është abuzuar seksualisht, transmeton “gol.hr”.

Pasi luajtën një ndeshje të ligës rajonale kundër Fluminenses në shtetin verilindor të Piaui, autobusi i Abelhas Rainhas po bëhej gati të largohej nga stadiumi “Lindolfo Monteiro” por u sulmua nga disa individë të armatosur me thika.

Grabitësit u larguan dhe disa gjëra të vjedhura.

"Ndiheshim si në një film horror. Ne as nuk mund të flinim duke menduar për gjithçka që ndodhi. Por mund të ishte shumë më keq. E frikshme“, tha njëra nga lojtaret për “Globoesporte”. Është sulmuar presidentja e klubit Kiteria Alves, nga e cila sulmuesit vodhën një çantë me dokumente dhe disa para.

Begao Silva, trajner i klubit, ka raportuar abuzim seksual të një prej futbollisteve që ishte në autobus.

Sulmuesit kanë hyrë me thika në autobus dhe kanë përzënë shoferin dhe më pas ka nisur grabitja.

Pasojat e mundshme edhe më të rënda u parandaluan nga ndërhyrja e policisë ushtarake, e cila shpërndau grabitësit duke qëlluar në ajër.

"Ishte një situatë e tmerrshme. Dëshpërim i plotë. Fatkeqësisht, ndodhi”, përfundon Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat