Dy futbollistë të Superligës përfundojnë në disiplinor

Futboll

Dy futbollistë të Superligës përfundojnë në disiplinor

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 15:49
Dy futbollistë të Superligës përfundojnë në disiplinor

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.12.2021, ka diskutuar për regjstrimin e ndeshjeve të xhiros së 16 të BKT Superligës si dhe të ndeshjeve të 1/ 16-të së finales të Kupës së Kosovës edicioni 2021/2022.

Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për inicim disipinor ndaj dy futbollistëve të Superligës.

Bëhet fjalë për Altin Merlakun e Dukagjinit dhe Marclei Santos të Ulpianës. Të dy për shkak të ndërhyrjeve të rrezikshme ndaj kundërshtarëve, për çka ishin ndëshkuar me karton të kuq direkt.

VENDIMET E PLOTA:

Inicime disiplinore ndaj:

Lojtarit të KF”Dukagjini” me nr fanelle 11 Altin Mërlaku dhe nr ID.000787M93. MOTIVI: Ndërhyrje e rrezikshme duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së xhiros së 16 –të, të BKT Superligës Drita – Dukagjini.

Lojtarit të KF ”Ulpian”a me nr fanelle 9 Marclei Cesar Santos dhe nr ID 020244M89. MOTIVI: Ndërhyrje e rrezikshme duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së xhiros së 16 –të, të BKT Superligës Ulpiana – Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat