Manchester City me lehtësi fiton në Watford, lider i ri në Angli

Futboll

Manchester City me lehtësi fiton në Watford, lider i ri në Angli

Nga: K.G. Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 20:23
Manchester City me lehtësi fiton në Watford, lider i ri në Angli

Manchester City ka përfituar nga humbja e Chelseat me rezultat 3:2 në duel me West Ham-in, duke marrë kreun e tabelës në Premier League.

Manchester City ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 3:1 ndaj Watford, në ndeshjen e javës së 15-të.

Vendasit nuk i rezistuan kampionit në fuqi. 

Futbollisti Bernardo Silva është shënues i dyfishtë.

Golat për Cityn u shënuan nga Sterling (4'), B. Silva (31' e 63') dhe për Watfordin Cucho (75’).

Manchester City kryeson me 35 pikë, duke lënë pas Liverpoolin me 34, Chelsean 33 dhe Watford është në pozitën e 17-të me 13.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat