Martial nuk ia doli në asnjë moment të karrierës

Futboll

Martial nuk ia doli në asnjë moment të karrierës

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 14:26
Martial nuk ia doli në asnjë moment të karrierës

Anthony Martial nuk ia doli në asnjë moment të karrierës të shpërthente dhe të shfaqte të gjithë potencialin e tij.

Për sulmuesin francez ka pasur shumë pritshmëri dhe jo më kot Manchester United pagoi 60 milionë euro për kartonin e tij teksa e transferoi në ishull nga klubi i Monaco në vitin 2015.

Por, Martial pati shumë ulje e ngritje, ndërsa së fundmi, një nga ata që e njeh mirë këtë futbollist, Patrice Evra ka zbuluar edhe se cili mund të ketë qenë problemi i vërtetë për 26-vjeçarin. Ish-futbollisti thekson se problemet e Martial nisën në momentin kur Ibrahimoviç mbërriti në Manchester dhe kërkoi pikërisht numrin 9, të cilin e mbante Anthony Martial.

“Mbaj mend që ishim në kombëtare me Martial dhe ai mori një telefonatë nga klubi, ku i thanë se duhej të lironte numrin 9-të dhe të merrte 11-tën. Ai tha menjëherë “Jo”, ndërsa më pas e telefonoi edhe Mourinho për të njëjtën çështje.

Nuk po them se ai nuk po luante mirë si shkak i fanellës, por gjithçka filloi aty. Martial mund të shkatërroj çdo lloj mbrojtësi nëse vendos ta bëjë këtë dhe për diçka të tillë më vjen vërtet keq. Shumë persona e njohin talentin e tij, mjafton të pyesni Wayne Rooney. Martial është një nga numrat 9 më të mirë, por ka nevojë për agresivitet për të bërë gol. Është më shumë një çështje personaliteti”, u shpreh Evra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat