Kështu dukej në vitin 1979, sot është më i trofeshmi në Kosovë 

Futboll

Kështu dukej në vitin 1979, sot është më i trofeshmi në Kosovë 

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 14:12
Afrim Tovërlani në mes, viti 1979

I rritur në petkun e klubit të futbollit Prishtina, që nga kategoria e pionierëve e deri të seniorët.

Është Afrim Tovërlani, ish futbollist i spikatur dhe trajneri më i trofeshëm në vitet e pasluftës.

Në foton si fëmijë që shihet, është e vitit 1979, një pionier i klubit të futbollit Prishtina, por qysh i ri u paraqit në petkun e Prishtinës në kohën e gjeneratës së artë të Prishtinës (1985 -1986 e këndej) kapitenit Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës, Mensur Nexhipit, Arbnor Morinës, Xhevdet Muriqit, Sahit Kelmendit etj. 

Image

Tovërlani kundër Çelikut të Zenicës

Si i ri, ka luajtur para 35 mijë shikuesve, sikur kundër Velezhit të Mostarit, Hajdukut të Splitit, Çelikut të Zenicës, Zhelezniçarit të Sarajevës etj.

Në kohën e okupimit, sakrifikoi shumë si lojtar, duke luajtur në fusha të vështira e të improvizuara në kuadër të Republikës së Kosovës, ndërsa paslufte ishte alfa e omega e FC Prishtinës

Image

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, është trajneri më i trofeshëm, katër tituj kampioni. Krejt në fund, Afrim Tovërlani ka parime në jetë, i palëkundshëm në qëndrimet e tija!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat