Shqiptari shënon nga 20 - 21 metra, Southampton barazon në Londër  

Futboll

Shqiptari shënon nga 20 - 21 metra, Southampton barazon në Londër  

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 21:14
Shqiptari shënon nga 20 - 21 metra, Southampton barazon në Londër  

Reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Broja, nuk ndalet në Premier League, sërish shënon dhe çoi në këmbë tifozët. 

Ai është protagonist që Southampton u kthye me një pikë nga stadiumi “Selhurst Park” në Londër, duke barazuar me 2:2 me Crystal Palacen. 

Broja shënon në minutën e 36-të për epërsinë 1:2 të Southamptonit. Shqiptari shënon nga rreth 20 - 21 metra në këndin e djathtë të poshtëm, 1:2.

Për Crystal Palacen realizoi Zaha (2') e për Southampton shënuan Ward Prowse (32') e Broja (36'). 

Në minutën e 65-të, Ajew ka barazuar rezultatin (2:2). Broja u zëvendësua në minutën e 70-të. ai deri me tash ka realizuar 4 gola në Premeir League. 

Crystal është i 11-ti me 20 pikë e Southampton i 15-ti me 17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat