Shqiptari i preferuari i tifozëve, zgjedhet lojtari i ndeshjes

Futboll

Shqiptari i preferuari i tifozëve, zgjedhet lojtari i ndeshjes

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 14:07
Shqiptari i preferuari i tifozëve, zgjedhet lojtari i ndeshjes

Armando Broja ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar një gol fantastik në përballjen e skuadrës së tij Southampton në udhëtim te Crystal Palace 2-2.

Broja realizoi në minutën e 36-të me një goditje të fuqishme nga distanca për t’i dhënë epërsinë e përkohshme Southamptonit 1-2.

Reprezentuesi i Shqipërisë bëri një ndeshje të madhe, teksa qëndroi në fushë për 70 minuta.

Pas ndeshjes ai është vlerësuar si lojtari më i mirë i këtij takimit nga tifozët e Southampton.

Klubi anglez ka publikuar rezultatet në Twitter, ku Broja ka marrë 48,5 për qind të votave, duke mposhtur në konkurrencë James Ward-Prowse me 25,1 për qind si dhe dyshen Nathan Tella me 20,4 për qind dhe Kyle Walker-Peters me gjashtë për qind.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat