Gazetari grek ia tërheq vërejtjen Greqisë në përballje me Kosovën  

Futboll

Gazetari grek ia tërheq vërejtjen Greqisë në përballje me Kosovën  

Nga: Kemajl Goca Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 22:26
Pamje nga një ndeshje

Gazetari sportiv, Apostolis Lambos, nuk e sheh si grup të lehtë për Greqinë, e para përballjen me Kosovën, pastaj me Irlandën Veriore.

Në Divizionin C të Ligës së Kombeve në futboll, Kosova është në grupin 2 me Greqinë, Irlandën Veriore dhe Estoninë ose Qipron.     

“Kombëtarja jonë u hodh në një grup të vështirë me kundërshtarë Irlandën e Veriut, Qipron apo Estoninë dhe Kosovën për të tretën herë radhazi”, shkruan gazetari grek në gazetën “Novasports”.

“Padyshim një grup i vështirë, në të cilin Greqia duhet të jetë serioze nëse do që të ngrihet. Në fund të fundit, e kaluara e afërt me Kosovën dhe Estoninë ka treguar se asnjë ndeshje nuk është e lehtë.

Ne jemi përballur me dy barazime me  Kosovën në eliminatoret e fundit të Botërorit”, shkruan mes të tjera Lambos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat