Martini: Luajtëm në Tiranë por dalloheshim që ishim kampionë

Futboll

Martini: Luajtëm në Tiranë por dalloheshim që ishim kampionë

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 23:15
Martini: Luajtëm në Tiranë por dalloheshim që ishim kampionë

Trajneri i Teutës, Edi Martini, e ka cilësuar sfidën e humbur ndaj Tiranës si më të mirën për skuadrën e tij. Megjithatë, ai theksoi për “SuperSport” se skuadrës i mungonte cilësia para portës dhe shpresonte që në merkaton e janarit të mund të korrigjoheshin gabimet që janë bërë në verë.

“Që nga fillimi i kampionatit kjo ka qenë ndeshja më e mirë e ekipit, kur shpërdoron shumë raste e pëson. Luajtëm në Tiranë por dalloheshim që ishim kampionë, kontrolluam shumicën e lojës dhe humbëm raste, u goditëm në kundërsulm. Është për t’u përgëzuar mënyra se si luajtën sot djemtë.

Nuk kanë ndryshuar shumë gjëra në këto javë, janë të njëjtët lojtarë. E kam thënë që më vjen keq që ndërpritet kampionati se gjendja po rritet dhe besoj shumë te ata.

Kualiteti në sulm para portës na mungon. Dy raste në të dy pjesët ishin flagrante, humbëm edhe raste të tjera. Kur krijon 5 raste, ndaj Tiranës janë shumë. Por kemi mbajtur topin e të vjen keq, ky është kualiteti, duhet me patjetër të rregullojmë diçka.

Nuk jemi për titull? Pikët flasin, vështirësitë shihen, por besoj se mund të kapim formën dtë bëjmë 4-5 fitore si të tjerët. Skuadra që ishin shumë pikë pas, bënë fitore radhazi dhe sot janë ku janë. Objektivi është i vështirë, jo vetëm me diferencë pikësh. Tirana ka kualitete. Edhe Kukësi, Laçi apo Vllaznia.

Merkato? Sa të mbarojmë këto ndeshje, kemi 2-3 emra të piketuar që mendojmë të afrojmë. E kuptoni që të luash me Aleksin në mbrojtje, të lëvizësh, ai kthehet në mbrojtje ku nuk është vendi i tij më i mirë. Të gjithë sforcimet duhet t’i riparojmë në fazën tjetër. Blerjet e përforcimet që kemi pritur nuk na kanë dhënë pritshmërinë që kemi pasur”, tha Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat