Nga 28 dhjetori në Gjermani ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura

Futboll

Nga 28 dhjetori në Gjermani ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Situata e COVID-19 sa vjen e përkeqësohet në Gjermani.

Pasi mbyllën stadiumet pjesërisht në bazë të vatrave më të shumta të infektimeve deri në datën 19 dhjetor, në Gjermani kanë marrë vendimin drastic që duke nisur nga 28 dhjetori e në vazhdim të gjitha ndeshjet e futbollit në çdo lloj kategorie të luhen me dyer të mbyllura.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë për shtyp nga Berlin.

Pas takimeve që ka pasur me krerët e rajoneve të ndryshme të cilët e kanë shtyrë që të përshkallzohen masat pasi situate e COVID-19 në Gjermani ka dalë jashtë kontrollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat