Zhegrova shpërndan dhurata e fanella për fëmijët me Down Syndrome

Futboll

Zhegrova shpërndan dhurata e fanella për fëmijët me Down Syndrome

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 14:07
Zhegrova shpërndan dhurata e fanella për fëmijët me Down Syndrome

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi së bashku me grupin e tifozëve “Dardanët”, për festat e fundvitit kanë shpërndarë dhurata dhe fanella të përfaqësueses për fëmijët në Shoqatën Down Syndrome Kosova.

Futbollisti Edon Zhegrova tha se është kënaqësi t’i përkrahin këta fëmijë.

“Gjithmonë jam i hapur për çdo institucion, për çdo fëmijë”.

Marigona Sadiku, nga kjo shoqatë ia prezantoi aktivitetet që ata bëjnë me fëmijët.

Ademi tha se është mision i shenjtë të merresh me fëmijët me Down Syndrome. Madje ai tha se po punojnë në një stadium për këto kategori.

“Pjesa më e dashur e jona. Prandaj  edhe sot kemi ardhur ne si komunitet i sportit bashkë me Edon Zhegrovën. Kemi ardhur sot, po duam me qenë afër juve. Sot është një simbolikë që janë edhe festat, por gjithsesi federata jonë do të jetë afër kësaj kategorie”.

“Mund të vini ta zhvilloni aktivitetin e juaj atje. Besoj se ka pranvera do të kryhet, kjo është lajm i mirë për ta që do të jenë pjesë e të gjitha garave".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat