Portieri Arsenali tregon si mblodhi 17 paund në fushë

Futboll

Portieri Arsenali tregon si mblodhi 17 paund në fushë

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 19:14
Portieri Arsenali tregon si mblodhi 17 paund në fushë

Aaron Ramsdale është duke e shijuar shumë këtë sezon me Arsenal, teksa 23-vjeçari ia ka dalë të shndërrohet në portierin titullar të topçinjve.

Portieri ka përjetuar edhe një eksperiencë të veçantë në një prej ndeshjeve të kaluara të kampionatit, ekzaktësisht  në sfidën kundër Leeds United teksa fansat e kundërshtarëve janë acaruar nga gjestet që ai ka bërë në fushë, pasi i dedikoi atyre një puthje ironike.

Sigurisht, reagimi i fansave të Leeds nuk mungoi të cilët hodhën në drejtim të tij shumë sende, por mes tyre edhe disa para në formën e qindarkave. Megjithatë, Ramsdale veproi me shumë qetësi dhe së fundmi ka zbuluar edhe se i ka mbledhur paratë duke “futur” në xhep 17 paund.

“Pasi shënuam golin e parë, fansat e Leeds nisën të hidhnin sende në fushë, ishin çakmakë, shishe ndërsa unë i mora dhe i largova jashtë fushës. Por, vura re se ishin hedhur edhe para. Nisa të shikoja përreth dhe mblodha paratë duke i lënë te peshqiri im pranë portës. Në pjesën e dytë, mblodha sërish para të tjera pasi tifozët kishin bërë të njëjtën gjë edhe në krahun tjetër të fushës.

Në atë moment, i fola Philiphs të Leeds dhe i thashë se fansat e tij i kishin mbushur mirë xhepat. Më pas në dhomat e zhveshjes kur i mblodha paratë pashë se kisha marrë 17 paund nga fusha. Mund të merrja edhe më shumë, por nuk munda t’i mblidhja të gjitha”, u shpreh Ramsdale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat