Konflikti me Klopp, tërhiqet arbitri nga ndeshja Chelsea-Liverpool

Futboll

Konflikti me Klopp, tërhiqet arbitri nga ndeshja Chelsea-Liverpool

Më: 2 janar 2022 Në ora: 16:12
Konflikti me Klopp, tërhiqet arbitri nga ndeshja Chelsea-Liverpool

Paul Tierney ishte vendosur për të qenë në dhomën e VAR për ndeshjen mes Chelsea dhe Liverpool.

Megjithatë organizata e arbitrave në Premier League vendosi për tërheqjen e Tierney. Arsyeja është e thjeshtë, konflikti që ka pasur me Klop.

Pas një ndeshje të fundit me Totenhemin, Klop i është shprehur: “Nga të gjithë arbitrat, unë kam problem vetëm me ty.

Nuk e di se përse e kemi këtë marrëdhënie, sinqerisht nuk ia kam idenë. Na duhet një gjyqtar që shikon situatat në lojë, merr vendime dhe nuk ndikohet nga të tjerët”, do të shprehej Klop. Tierney është zevëndesuar nga Darren England në dhomën e VAR.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat