Chiesa reagon pas dëmtimit: Shihemi së shpejti në fushë!

Futboll

Chiesa reagon pas dëmtimit: Shihemi së shpejti në fushë!

Më: 10 janar 2022 Në ora: 17:11
Federico Chiesa

Federico Chiesa mori një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Romës,

Ai do qëndrojë jashtë fushës së blertë 6 muaj, duke mbyllur kështu para kohe sezonin me Juventusin.

Sulmuesi i Juves ka reaguar në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen e ofruar, teksa ka një mesazh për të gjithë.

“Faleminderit nga zemra të gjithëve për mesazhet e mbështetjes. Shihemi së shpejti në fushë!” ka shkruar Chiesa i cili do t’i nënshtrohet një operacioni në gju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat