Rikthehet Superliga e Shqipërisë, Tirana si lidere luan derbin me Vllazninë

Futboll

Rikthehet Superliga e Shqipërisë, Tirana si lidere luan derbin me Vllazninë

Më: 15 janar 2022 Në ora: 12:41
Ilustrim

Superliga e Shqipërisë në futboll e fillon nga sot sezonin pranveror dhe vjen me dy ndeshje mjaftë interesante.

Lideri aktual dhe pretendenti kryesor për titull në këtë sezon Tirana do të ballafaqohet me Vllazninë e vendin të katërt me fillim nga ora 19:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Tirana momentalisht ka 33 pikë në vendin e parë kurse Vllaznia është e katërta me 25 pikë.

Ndeshja tjetër po aq interesante është ajo ndërmjet Skënderbeut dhe Lacit nga ora 16:45. Laci kërkon të vazhdojë me formën e mirë të javëve të fundit duke u pozicionuar në vendin e tretë më 27 pikë, kurse Skënderbeu është në luftë për t’i ikur sa më shumë zonës së rrezikshme ku momentalisht pozicionohet i teti me 15 pikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat