Zgjedhja e Granit Xhakës bëri bujë, kështu shkruajnë tifozët e Liverpoolit  

Futboll

Zgjedhja e Granit Xhakës bëri bujë, kështu shkruajnë tifozët e Liverpoolit  

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2022 Në ora: 11:43
Zgjedhja e Granit Xhakës bëri bujë, kështu shkruajnë tifozët e Liverpoolit  

Është e mahnitshme se si kanë votuar përfaqësuesit e Federatës Zvicerane të Futbollit.

As kapiteni Granit Xhaka dhe as trajneri i kombëtares Murat Yakin nuk e zgjodhën Robert Lewandowskin si futbollist më të mirë. 

Të dytë, Xhaka dhe Yakin, votuan për Mohamed Salah (Liverpool) për vendin e parë (lojtarin më të mirë), shkruan “20 min.”. 
Zgjedhja e Xhakës bëri bujë në rrjetet sociale, sidomos te tifozët e “Reds-ave”. 

“Xhaka tani ka më shumë tifozë në Liverpool sesa në Arsenal”, shkruan një përdorues në Twitter, një tjetër, duhet të ndërroni menjëherë veteranin James Milner me zviceranin. Një tifoz tjetër thotë: “Xhaka tani është agjenti ynë i brendshëm”.

Emocionuese janë edhe vendet e tjera të podiumit, Xhaka zgjodhi ikonën e Portugalisë Cristiano Ronaldo për vend të dytë dhe lojtarin e Realit, Karim Benzema, për vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat