Ish-mbrojtësi: Gjyshi im nuk i mban dot lotët!

Futboll

Ish-mbrojtësi: Gjyshi im nuk i mban dot lotët!

Më: 18 janar 2022 Në ora: 17:42
Ish-mbrojtësi: Gjyshi im nuk i mban dot lotët!

Prej muajit gusht të vitit 2021, Hector Bellerin militon në radhët e klubit të La Liga-s, Betis teksa është transferuar me anë të formulës së huazimit nga Arsenal. Deri më tani, aventura e spanjollit duket se po shkon shumë mirë duke qenë se skuadra renditet në vendin e tretë, ndërsa 26-vjeçari ka mbetur me përshtypjet më pozitive nga fansat dhe atmosfera që ata krijojnë për skuadrën e tyre.

Bellerin thekson se nuk ka parë asnjëherë më parë në karrierën e tij, atmosferë si ajo në stadiumin e Betis ndërsa shton se gjyshi i tij pavarësisht se nuk është fans i spanjollëve sërish nuk mund t’i përmbajë lotët.

“Të gjithë tifozët i sheh të mbushin autobuzët dhe qytetin me flamuj, njëherë erdhi një shoku im nga Britania dhe nuk po i besohe ajo që shihte. Te Betis këndohet himni në stadium dhe më duhet ta pranoj se nuk kam parë askund tjetër një atmosferë të tillë.

Gjyshi im nuk i mban dot lotët dhe ai nuk është as një fans i Betis, por harmonia e krijuar dhe kur i sheh të gjithë me duart lart është diçka ndryshe”, u shpreh Bellerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat