Rashica asiston në fitore e Norwich-it, në ndeshjen që u fikën reflektorët 

Futboll

Rashica asiston në fitore e Norwich-it, në ndeshjen që u fikën reflektorët 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2022 Në ora: 22:54
Rashica asiston në fitore e Norwich-it, në ndeshjen që u fikën reflektorët, foto Reuters

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka treguar formë të mirë në fanellën e Norwich-it, duke asistuar për fitore me rezultat 3:0 ndaj Watfordit. 

Rashica u paraqit titullar, duke u zëvendësuar në minutën e 90+6.

Norwich importon tre pikë të mëdha, në një ndeshje që për pak minuta u fikën reflektorët pikërisht në minutën e 62-të, kjo është e habitshme të ngjan në Angli.

Në minutën e 51-të, futbollisti Sargent shënon për 0:1.

Në minutën e 74-të, Sargent sërish shënon, këtë herë me kokë pas asistimit të Rashicës. 

Nga minuta e 78-të, Watford mbetet me një lojtar me pak, Dennis përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve. 

Në minutën e 90+2, Kucka realizon autogol për 0:3.

Norwich ngritët në vend të 17-të me 16 pikë, duke lënë pas Watfordin me 14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat