Ish-futbollisti i City-t shqiptarit: Më bën për vete sa herë e shoh

Futboll

Ish-futbollisti i City-t shqiptarit: Më bën për vete sa herë e shoh

Më: 25 janar 2022 Në ora: 11:28
Ish-futbollisti i City-t shqiptarit: Më bën për vete sa herë e shoh

Armando Broja është duke i djegur me shpejtësi etapat dhe tashmë në moshën 20-vjeçare është duke shkëlqyer në një nga kampionatet më të fortë në Europë, siç është Premier League.

Sulmuesi i kombëtares është shndërruar në lojtarin kryesor të Southampton teksa deri më tani ia ka dalë të shënojë shtatë gola, pesë prej tyre në kampionat.

Kështu, falë paraqitjeve të jashtëzakonshme, nuk kanë munguar edhe elozhet për Brojën teksa komplimentat e fundit vijnë nga ish-futbollisti i Manchester City, Micah Richards. 33-vjeçari thekson se Broja ia del ta bëjë për vete sa herë e ndjek duke luajtur, ndërsa shton se futbollisti shqiptar nuk e njeh frikën.

“Broja ka kualitet dhe kjo është e dukshme. Mund të dallohet që ai është një lojtar i Chelsea, ka shënuar pesë gola në Premier League. Nuk e njeh frikën dhe është shumë i fortë dhe në moshën 20-vjeçare mund të bëjë sulmin i vetëm. Jam impresionuar shumë nga Broja.

Shpeshherë kur lojtarët e rinj shkojnë në huazime, veçanërisht në Premier League, ata vuajnë shumë dhe e nisin nga stoli. Por, Brojës iu desh koha e vet dhe më pas e “kapi mundësinë me të dyja duart”. Tashmë, ai më bën për vete sa herë e shoh duke luajtur. Dhe ai është vetëm 20-vjeçar.

Është një rrezik konstant për lojtarët e mbrojtjes, ndërsa është mirë edhe në aftësitë e tij ajrore. Po rritet në staturën e tij. Në ndeshjen e fundit ndaj Manchester City ia doli t’i hapte punë Laporte dhe Dias, dhe këtu po flasim për dy prej mbrojtësve më të mirë të kampionatit. Broja ka shumë prezencë në fushë”, u shpreh Richards.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat