Kombëtaret U-16 dhe U-15, seleksionim me talentet e grupmoshës 2007-2008

Futboll

Kombëtaret U-16 dhe U-15, seleksionim me talentet e grupmoshës 2007-2008

Më: 27 janar 2022 Në ora: 12:43
Kombëtaret U-16 dhe U-15, seleksionim me talentet e grupmoshës 2007-2008

Është zhvilluar në Qendrën e Ekipeve Kombëtare Shqiptare në Kamëz një seleksionim i ekipeve Kombëtare U-16 dhe U-15. 60 lojtarët e përzgjedhur  të vitlindjes 2007 dhe 2008 u vunë nën urdhrat e dy trajnerëve të ekipeve kuqezi, Agron Kërçova dhe Armand Damo zhvilluan teste kontrolli që u ndoq nga Drejtori teknik i FSHF, Giancarlo Camolese, Specialisti ekipeve Kombëtare, Sulejman Mema, trajneri i Kombëtares U-18, Ardi Behari dhe trajneri i Kombëtares U-17, Ervin Bulku. Thuajse të gjithë futbollistët e thirru aktivizohen në kampionatin shqiptar, teksa vetëm dy prej tyre vinin nga Kosova.

Dy teknikët e moshave i ndanë lojtarët në 2 grupe dhe zhvilluan 2 ndeshje nga 30 minuta secila.

Këto ndeshje kontrolli u zhvilluan që t’u jepej mundësia trajnerëve Damo dhe Kërçova për të njohur nga afër lojtarët që këtë vit sipas grupmoshës (2007 dhe 2008) mund të jenë pjesë e ekipeve Kombëtare U-15 dhe U-16.

Në fund, dy stafet teknike, por edhe të dërguarit e FSHF-së, i përgëzuan futbollistët e rinj për impenjimin e treguar në këto ndeshje kontrolli.

Seleksionime të kësaj natyre do të zhvillohen gjatë gjithë vitit në mënyrë që të përzgjidhen elementet me cilësore të cilët mund të veshin fanellën e për ekipet tona kombëtare në të ardhmen e afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat