​Besart Berisha i jep fund karrierës si futbollist

Futboll

​Besart Berisha i jep fund karrierës si futbollist

Më: 27 janar 2022 Në ora: 13:08
​Besart Berisha

Besart Berisha ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist aktiv.

Lajmin sulmuesi e ka dhënë në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”. Ish-lojtari i Hamburgut dhe skuadrave australiane Brisbane Roar dhe Malbourne Victory ka thënë se rrugëtimi në karrierën e tij si futbollist ishte i mrekullueshëm dhe i pa harruar.

“Fansa të dashur, tanimë ka ardhur koha: Unë do të mbyllë këtu karrierën time si futbollist. Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm të cilin unë kurrë nuk do e harrojë. Prej se kam filluar me futboll kam filluar me një buzëqeshje në fytyrë, kurse tani fytyra ime po buzëqeshë përsëri duke kujtuar momentet e bukura në karrierën time”, ka shkruar Berisha.

Vitin e kaluar Berisha e provoi edhe Superligën e Kosovës duke iu bashkuar Prishtinës, por u largua shpejtë nga aty pas vetëm një paraqitjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat