Ronaldo e ka bllokuar faqen “Transfermarkt” në Instagram vetëm pse ata nuk e vlerësuan sa ai e vlerëson veten

Futboll

Ronaldo e ka bllokuar faqen “Transfermarkt” në Instagram vetëm pse ata nuk e vlerësuan sa ai e vlerëson veten

Më: 27 janar 2022 Në ora: 16:14
Cristiano Ronaldo

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, e ka bllokuar llogarinë në Instagram të “Transfermarkt” pasi nuk ishte pajtuar me vlerësimin që faqja i kishte dhënë atij.

Faqja e internetit në fjalë punëson mbi 80 njerëz dhe ka më shumë se 1000 vullnetarë që punojnë për të, të cilët mbledhin informacione dhe në bazë të tyre vlerësojnë vlerën e një lojtari në treg.

Në mars të vitit 2020, Ronaldo u përfshi në një ekip të emëruar “Jorge Mendes XI”, një ekip i përbërë nga lojtarë të përfaqësuar nga ky agjent në të cilin portugezit iu dha një vlerësim prej 75 milion euro.

Duke shpjeguar se si ndodhi incidenti, koordinatori i “Transfermarkt” Christian Schwarz duke folur për “The Athletic”:

“Ai dërgoi një mesazh fillimisht te djemtë tanë të mediave sociale. Ata iu përgjigjën dhe ia shpjeguan pse dhe i thanë se në mesin e lojtarëve të grupmoshën tënde, ti je deri tani numri një”.

“Ishte 30-50 milionë funte diferenca midis Ronaldos dhe lojtarit tjetër në listë dhe më pas ai dërgoi disa emoji dhe më pas na bllokoi”, tregon më tutje Schwars..

Në të vërtetë, bashkëlojtari i Ronaldos në Portugali, Bernardo Silva, gjithashtu klient i Mendes, u vlerësua më i larti me 100 milionë euro.

Transfermarkt aktualisht e vlerëson Ronaldon me 31.5 milionë funte, më pak se gjysma e asaj që citoi faqja dy vjet më parë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat