Rangnick i kërkon United të blejë urgjent një sulmues

Futboll

Rangnick i kërkon United të blejë urgjent një sulmues

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 10:25
Ralf Rangnick

Ralf Rangnick ka kërkuar nga Manchester United që të transferojë një sulmues gjatë verës.

Trajneri i djajve të kuq ka thënë se klubi ka nevojë për një sulmues të ri.

Kjo menjeherë ka rritur thashethemet për Erling Haaland, që gjithashtu është në listën e Manchester United.

Derisa në anën tjetër, tregon shumë për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, që duket se dita ditës është edhe më larg Unitedit.

United ka vetëm dy sulmues, Cavani që është në vitin e fundit të kontratës dhe Ronaldon, që ka 37 vjet.

“Cavani është në vitin e fundit të kontratës dhe në verë klubi ka nevojë për sulmuesin më të mirë të mundshëm. Kjo është e padiskutueshme. Mendoj se të gjithë e dinë këtë”, u shpreh trajneri I United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat