Skuadra skoceze turpëron Dortmundin në 'Signal Iduna Park'

Futboll

Skuadra skoceze turpëron Dortmundin në 'Signal Iduna Park'

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 20:37
Rangers

Dortmundi zhgënjeu para shikuesve të vet në përballje me skuadrën skoceze, Rangers.

Skuadra skoceze turpëron verdhezinjtë, duke i mposhtur me rezultat 4:2 në stadiumin 'Signal Iduna Park'.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, verdhezinjtë pësuan dy gola, që ishin edhe një motiv shtesë për Rangers.   

Për Dortmundin shënoi Bellingham (51'), Guerreiro (82’) dhe për Rangers realizuan Tavernier (38'-nga penalltia), Morelos (41'), Zagadou (54'), Lundstram (49').

Rangers bën hapin e parë drejt të tetës së finales së Europa League në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat