Ferizaj fiton në Prishtinë, rikthehet në kryet të tabelës! 2 Korriku importon 3 pikë

Futboll

Ferizaj fiton në Prishtinë, rikthehet në kryet të tabelës! 2 Korriku importon 3 pikë

Nga: K.G. Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 15:12
Ferizaj

Ferizaj rikthehet në krye të tabelës në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.

Futbollistët e Ferizajt shënuan fitore në Prishtinë, me rezultat 2:1 ndaj Flamurtarit, në ndeshjen e javës së 15-të.

“Me këtë fitore skuadra jonë i rikthehet vendit të parë, dhe shpresojmë që ta mbajmë deri në fund pasi që këta djelmosha tanë janë duke dhënë më te mirën nga vetja”, shkruan në faqen e FC Ferizajt.

Vitia mposhtet në konak të vetin me rezultat 1:0 nga 2 Korriku i Prishtinës. 

Skuadra nga Prishtina importon pikë të mëdha në luftë për kreun e tabelës.

Ferizaj kryeson me 28 pikë pas 15 jave, pasojnë Vushtrria 27, 2 Korriku 25, Flamurtari është i shtati me 17 dhe Vitia në fund me 10 sosh.

Në javën e ardhshme Ferizaj e pret Vitinë, Flamurrtari luan në konak të Ramiz Sadikut dhe 2 Korriku ndeshet me Kikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat