Trajneri i shqiptarit: Ju tregoj çfarë dënimi i jepja kur ishte 7 vjeç

Futboll

Trajneri i shqiptarit: Ju tregoj çfarë dënimi i jepja kur ishte 7 vjeç

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 11:08
Trajneri i shqiptarit: Ju tregoj çfarë dënimi i jepja kur ishte 7 vjeç

Golat e shënuar prej tij në kampionat janë gjashtë, por momentet e gëzimit që ai u jep fansave janë më të shumta.

Sulmuesi ka spikatur me shpërthimet dhe shpejtësinë e tij dhe shpesh tenton ta zgjidhë gjithçka.

Këtë dëshirë e ka pasur që fëmijë, sikurse tregon për “The Athletic” ish-trajneri i Brojës te Burnham Junior, John McAteer. Atëherë ai ishte një djalosh 7 vjeçar.

“Gjëja më e madhe që binte në sy te Armando ishte dëshira e tij për të fituar dhe sa konkurrues ishte”, nis rrëfimin e tij trajneri.

“Edhe në ndeshjet stërvitore, ai dëshironte të fitonte gjithmonë dhe finalizimi i tij, edhe si mesfushor qendre, ishte i pamëshirshëm. Ishte e qartë që herët a vonë ai do të lëvizte në një standard më të lartë, ndaj ne deshëm që ta zhvillonim në mënyrën e duhur.

Ai pranoi që duhej të luante me vetëm tre prekje, por nuk ishte gjithmonë i kënaqur me këtë kusht. Herë pas here, më duhej ta nxirrja nga loja për disa minuta që t’i përsëritja mesazhin”, tregon McAteer.

Gjithsesi rregulli i pasimeve nuk mund të qëndronte në fuqi ndaj ekipeve të forta.

Një herë, pasi pjesa e parë e një ndeshjeje kishte përfunduar në barazim 1-1, tekniku tregon atë që i kishte thënë Brojës:

“Ata ishin zakonisht më para nesh. Ishim barazim në pushimin e ndeshjes dhe unë i thashë Armandos:  ‘Shiko, vetëm dil në fushë dhe bëj atë që dëshiron të bësh dhe na e fito këtë ndeshje’. Ai dribloi tre apo katër lojtarë kundërshtarë për të prodhuar një asist dhe më pas shënoi edhe vetë dhe fitoi ndeshjen për ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat