Paçarada asiston, St. Paulin shkëlqen, rikthehen në krye të Bundesliga II

Futboll

Paçarada asiston, St. Paulin shkëlqen, rikthehen në krye të Bundesliga II

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 15:23
Paçarada me St. Paulin shkëlqejnë, rikthehen në krye të Bundesliga II

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, me St. Paulin, shkëlqejnë si mysafirë, duke e mposhtur me rezultat 3:1 Ingolstadt-in.
St. Pauli lufton fuqishëm që të ngritët në Bundesliga I. 

Për St. Paulin shënuan Kyereh (22'), Burgstaller (37'), Makienok (55') dhe për Ingolstadt Eckert (35'). 

Paçarada ka asistuar në golin e tretë.

Futbollisti Paçarada si zakonisht titullar, duke treguar angazhim të madh në fushën e lojës. 

Ai i dha siguri repartit të mbrojtjes dhe si zakonisht frytdhënës edhe në vijën e sulmit.

Paçarada është ndër më të mirët në fushë, duke u vlerësuar me notën 7.3 nga faqja e specializuar për statistika “Soffascore”.  Paçarada u zëvendësua në minutën e 90+1.

Guido Burgstaller i St. Paulit është lojtar i ndeshjes, me notën 7.8.

St. Pauli kryeson me 44 pikë pas 24 jave por ka dy pike e një ndeshje më shumë se Werderi në vend të dytë dhe Ingolstadt është i fundit me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat