Egzona Osmani: Lëndimi përkohësisht më ka larguar nga futbolli

Futboll

Egzona Osmani: Lëndimi përkohësisht më ka larguar nga futbolli

Nga: Shaban Sinani Më: 4 mars 2022 Në ora: 20:42
Egzona Osmani: Lëndimi përkohësisht më ka larguar nga futbolli

“Lëndimi përkohësisht më ka larguar nga futbolli, sport të cilën e kam në shpirtin tim që nga fëmijëria pasi kemi luajtur me shokët dhe  shoqet e mahallës në Gostivar”, -  flet e emocionuar futbollistja Egzona  Osmani  e cila  shkaku i lëndimit nuk mund që të ndihmoj shoqet e saja gjatë këtij kampionati.

Futbollistja 21 vjeçare nga Gostivari Egzona Osmani, anëtare KFF Shkëndija e lënduar nga ligamentet është jashtë fushës së gjelbër por jo edhe jashtë dyerve të stadiumit duke përkrahur shoqet e saja.

“E përjetoj me shumë vështirësi këto moment dhe padurim presim që ti nënshtrohem  operacionit  për tu kthyer në terren të gjelbër si lojtare ty ku mund të japi kontributin tim”- tha Egzona  Osmani.

Si lojtare  aktiv ka filluar në ekipin  KFF Gostivari, ekip e cila  u regjistrua por kur nuk  u aktivizua në gara kampionale. Nga  sezoni 2018/19  u  bë pjesë e  ekipit  “kuqezi” ku  ka luajtur në shumë ndeshje deri kur fatkeqësisht  u lëndua. 

“E kam vështir pas nuk mundem pa futboll. Preferoj repartin sulmit pasi jam e tashme për të shënuar  gol, por trajnerët mendojnë ndryshe  dhe  gjithmonë mu kanë dhënë detyrën e mesfushës apo në repartin e mbrojtjes”, - tha ajo dhe vazhdoj “Futbolli është tradit  familjare pasi edhe   babai im ka qenë futbollist”.

Sa i përket futbollit në vendin tone ajo tha: “Fatkeqësisht në vendin  tonë futbollit të femrave nuk i jepet kujdesi i duhur edhe pse ne vitet e  fundit  ka ngritje. Unë jam e sigurt se në këtë nënqiell ka  talente të shumta që mund të rrisin cilësinë e futbollit të vajzave”.

Idhulli i saj është Lionell Messi, ndërsa nga lojtaret e vendit e përmendi Vjollca Izeirin ish futbollisten e KFF “Drita Abi” dhe aktualisht refere ndërkombëtare e futbollit. Në fund ajo kishte një porosi të qartë për moshataret e saja “Merruni me sport, sporti afron njerëzit, sporti bashkon, sporti afirmon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat