Ancelotti i kthehet gazetarit: Unë humba Championsin me 3:0!

Futboll

Ancelotti i kthehet gazetarit: Unë humba Championsin me 3:0!

Më: 15 mars 2022 Në ora: 15:09
Ancelotti i kthehet gazetarit: Unë humba Championsin me 3:0!

Fitorja 3:0 ndaj Majllorca-s të hënën në darke ka vendosur Real Madrid në një pozicion shumë të favorshëm për të fituar titullin kampion në La Liga. Tashmë avantazhi ndaj Seviljes së vendit të dytë ka shkuar në 10 pikë dhe për shumëkënd, titulli është hipotekuar nga skuadra e Ancelottit.

Por ky i fundit ka siguruar që nuk e cilëson asgjë të përfunduar, për sa kohë ka garë.

Për ta ilustruar këtë mendim të tijin, u ka kujtuar gazetarëve spanjollë atë që padyshim është momenti më i trishtuar i karrierës së tij si trajner, finalen e famshme të Ligës së Kampioneve që humbi përballë Liverpulit.

“Si humbet titulli kampion me 10 pikë avantazh? Po të them që unë kam humbur një finale të Champions League duke fituar 3:0. Uroj që të mos ndodhë më”, theksoi Ancelotti në konferencën për shtyp pas sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat