Lojtari kroat: Do të japim gjithçka që kemi për të fituar titullin dhe Kupën e Italisë

Futboll

Lojtari kroat: Do të japim gjithçka që kemi për të fituar titullin dhe Kupën e Italisë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 19:24
Lojtari kroat: Do të japim gjithçka që kemi për të fituar titullin dhe Kupën e Italisë

Ditën e sotme skuadra e Interit ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së Marselo Brozoviç, që do ta mbaj kroatin të lidhur me klubin zikaltër deri në verën e vitit 2026.

Menjëherë pas firmës në kontratë, titullari i padiskutueshëm i skuadrës së drejtuar nga Simone Inzagi, ka folur në kanalin zyrtar të Interit, duke thënë fjalët e para pas këtij rinovimi kaq të rëndësishëm, si për futbollistin, ashtu edhe për kampionët e Italisë: “Jam shumë i lumtur që kam zgjatur kontratën time me Interin. E doja patjetër rinovimin, klubi e dinte.”

Kroati pohoi se gjatë periudhës se tratativave, nuk kishte komunikuar me asnjë klub tjetër: “Nuk kam dashur kurrë të flas me asnjë klub tjetër. I kam thënë agjentëve që nuk do të flisja me asnjë klub tjetër, vetëm nëse do të ishte Interi që do të me komunikonte se nuk donte të rinovonte me mua. Kjo është një zgjedhje për të treguar respekt ndaj Interit dhe tifozëve”.

I pyetur në fund në lidhje me mundësitë e fitimit të titullit kampion dhe kupës, mesfushori zikaltër u shpreh se ekipi do të bëj gjithçka mundet për t’i fituar: “Luajmë gjithmonë për të fituar, është ai objektivi i vetëm.

Do të japim gjithçka që kemi për të fituar titullin dhe Kupën e Italisë. Vetëm nëpërmjet punës, vështirësisë dhe vendosmërisë në stërvitje mund të arrihen objektivat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat