Nunes nuk dëshiron në asnjë mënyrë ta nënvlerësojë Maqedoninë e Veriut

Futboll

Nunes nuk dëshiron në asnjë mënyrë ta nënvlerësojë Maqedoninë e Veriut

Më: 25 mars 2022 Në ora: 12:50
Nunes nuk dëshiron në asnjë mënyrë ta nënvlerësojë Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja e Portugalia eliminoi Turqinë në sfidën e plej offit të eliminatoreve shtesë drejt Botërorit “Katar 2022” dhe tani mendon për duelin me Maqedoninë, që do të zhvillohet gjatë ditës së martë.

Fitorja e Maqedonisë së veriut në Palermo është një paralajmërim i madh për skuadrën e drejtuar nga Kristiano Ronaldo, andaj Matheus Nunes nuk dëshiron në asnjë mënyrë ta nënvlerësojë Maqedoninë.

“Nuk duhet të mendojmë se do të jetë e lehtë ndaj Maqedonisë.

Tani duhet të pushojmë dhe të punojmë me taktikat tona për ndeshjen e radhës. Maqedonia është një ekip që meriton gjithë respektin tonë. Ata shkuan në Itali dhe fituan, duhet të kesh cilësi për ta bërë këtë”, tha Nunes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat