Një shqiptar gjyqtar i ndeshjes Turqi - Itali

Futboll

Një shqiptar gjyqtar i ndeshjes Turqi - Itali

Më: 26 mars 2022 Në ora: 17:09
Një shqiptar gjyqtar i ndeshjes Turqi - Itali

Italia do të zbresë sërish në fushë më 29 mars. Kombëtarja e kaltër do të sfidojë Turqinë në Konyaspor, në një miqësore në të cilën dy kombëtaret do të tentojnë të lënë pas krahëve zhgënjimin e humbjeve ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Portugalisë.

Italia dhe Turqia nuk ia dolën të merrnin rezultate pozitive dhe tani do e ndjekin nga shtëpia Botërorin Katar 2022. Arbitri kryesor i këtij takimi do të jetë shqiptar.

Gjyqtari që mban stemën e FIFA-s, Enea Jorgji është përzgjedhur të arbitrojë kampionët e Europës në transfertën turke të së martës në mbrëmje (20:45).

37-vjeçari nga Elbasani është konfirmuar si kryesori i miqësores Turqi-Itali, teksa do të ketë si asistentë Dojando Myftarin dhe Ilir Tartarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat