Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë/Teuta pret në shtëpi Laçin

Futboll

Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë/Teuta pret në shtëpi Laçin

Më: 30 mars 2022 Në ora: 09:11
Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë rikthehet sot me vetëm një ndeshje tejet interesante, e vlefshme kjo për fazën e gjysmëfinales.

Me fillim nga ora 17:45, skuadra e Teutës zhvillon ndeshje si vendase në stadiumin “Niko Dovana”.

Në xhiron e fundit në kuadër të kësaj gare, Teuta e mposhti Skënderbeun me rezultat të përgjithshëm 2:0, kurse Laçi e eliminoi Egnatian, ku brenda dy ndeshjeve rezultati qëndronte 2:1 në favor të tyre.

Sa i përket formës momentale, Teuta dukshëm ka regjistruar rezultate më pozitive, ku ka dy fitore, një barazim dhe në humbje, krahas tre barazimeve dhe dy humbjeve të Laçit.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave u zhvillua këtë muaj më datën 20, ku skuadra e Teutës e mposhti me rezultat minimal 1:0 Laçin.

Ndërkaq, ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave në kuadër të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet më 13 prill me fillim nga ora 14:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat