Ulpiana nga Lipjani pësoi humbje në stadiumin “Sami Kelmendi” dhe po rrëshqet drejt ligës së parë.
Drita importon tre pikë të mëdha, duke e mposhtur me 3:2 Ulpianën vendase.
Për Dritën shënuan Muharrem Jashari (5'), Marko Simonovski (25' e 59') dhe për Ulpianën Ermir Rezi (20') e Akil Makolli (44').
Ulpiana është në pozitën e parafundit (i nënti) me 24 pikë e Drita në vend të dytë me 49 sosh pas 27 jave në elitën e futbollit të Kosovës.