Xavi: Unë kam nevojë që Barcelona të fitojë

Futboll

Xavi: Unë kam nevojë që Barcelona të fitojë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 14:46
Xavi: Unë kam nevojë që Barcelona të fitojë

Barcelona do të luajë sot një ndeshje të rëndësishme në Europa Ligë, teksa do të vizitojë Frankfurtin. Trajneri Ksavi Hernandez ka paralajmëruar rrezikun e rivalit të nesërm (sotëm) duke thënë se kundërshtari është një ekip shumë fizik dhe shumë i rrezikshëm në tranzicione të shpejta.

Krahas kësaj, ai e ka bërë të qartë se edhe pse arrijnë në momentin më të mirë të sezonit, do të ishte gabim të relaksoheshin.

Nga ana tjetër, trajneri ka vlerësuar edhe një herë Dembelenë dhe ka theksuar rëndësinë e tij në skuadër dhe gjithashtu ai e ka pritur mirë lajmin që Arauho praktikisht e ka mbyllur rinovimin.

“Do të jetë e rëndësishme, tani kemi shumë ndeshje, duhet të bëjmë rrotacion të detyrueshëm për të çlodhur disa lojtarë që kanë luajtur shumë në këtë fazë. Megjithatë, kjo nuk do të ndikojë në formacion”, tha ish-mesfushori i katalanasve që më pas shtoi:

“Jam shumë i lumtur për mënyrën se si po shkojnë gjërat, por kjo mund të shkojë keq dhe të futet në një dinamikë negative. Lavdërimet janë më të mira se kritikat, por ne nuk mund të ngatërrohemi. Unë kam nevojë që Barcelona të fitojë. Jam këtu për të ndihmuar klubin të rikthehet aty ku i takon dhe jo për lavdi personale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat